Astana fiton dramën kundër Sigal Prishtinës

Astana e mposhti Sigal Prishtinën me rezultat të ngushtë 82:76 në duelin e tyre në FIBA Europe Cup.

Sport

25/11/2015 15:46

Sigal Prishtina u mposht në udhëtim te Astana në Kazakistan me rezultat të ngushtë 82:76 në FIBA Europe Cup.

Skuadra kosovare u mbajt mjaft mirë dhe ishte në epërsi edhe në minutat e fundit, por vendasit në fund triumfuan falë efikasitetit më të lartë në sulm.

Abukar ishte realizatori më i mirë i Sigal Prishtinës me 25 pikë, kurse Dardan Berisha shtoi 24.

Te Astana, Caner-Medley ishte basketbollisti më i dalluar me 25 pikë.