Assesi mos e mbani telefonin poshtë jastëkut, rrezikoni jetën tuaj (FOTO)

Policia e New York -ut ka zbuluar disa fotografi që tregojnë arsyen se përse nuk duhet ta mbani telefonin celular poshtë jastëkut.

Auto & Tek

06/03/2017 00:23

4 imazhet e publikuara nga NYPD, tregojnë një telefon të shkatërruar dhe një jastëk të djegur e më një vrimë të madhe. Në foto mund të dallohet gjithashtu edhe dysheku i djegur.

Imazhet u postuan në Twitter, ku drejtuesit e policisë shkruajtën: “Mos e vendosni telefonin poshtë jastëkut gjatë kohës që flini apo kur e karikoni. Ju lutemi shpërndajeni këtë postim dhe bëni kujdes!”

Siç raporton “The Independent” këto foto tregojnë 4 incidente të ndryshme.

Në të shkuarën është deklaruar se karikimi i telefonit gjatë natës, apo kur bateria është në fund, e shkatërron këtë të fundit.

Megjithatë, zhvillimet e fundit teknologjike sugjerojnë se kjo mund të mos jetë më çështja.

Telefonat dhe laptop – ët e vjetër kishin bateri Nickel Metal Hydride, që dëmtoheshin kryesisht nëse i karikonit më shumë seç duhet dhe nuk i linit kurrë të shkonin në zero.

Por bateritë me Lithium – ion që gjenden tashmë në pjesën më të madhe të paisjeve elektronike nuk vuajnë nga ky problem. Ato e “dinë” kur janë plot dhe nuk vijojnë të mbushen më shumë nga sa kanë kapacitet.

5-12 6-12