Aspirina ndihmon kundër një lloji të kancerit

Pacientët e sëmurë me kancer të zorrës së trashë që marrin dozë të ulët të aspirinës kanë më shumë mundësi mbijetese, ka zbuluar studimi i fundit.

Lifestyle

03/06/2016 01:44

Hulumtuesit norvegjez kanë kryer këtë studim në më shumë se 23,000 pacient të sëmurë me kancer të zorrës së trashë dhe është gjetur se pacientët që kanë përdorur dozë të ulët të aspirinës kishin 15 për qind më pak rrezik të vdesin në vitet e ardhshme, transmeton lajmi.net

“Por kjo gjetje e vetme nuk provon se aspirina gjithësesi zgjatë jetën e pacientëve me këtë lloj të kancerit, mund të ketë arsye tjera për këto rezultate”, është shprehur Dr. Kjetil Tasken, profesor i mjeksisë në Universitetin e Oslos në Norvegji.

Megjithatë ai u shpreh se nuk është shumë larg ideja se doza e ulët e aspirinës mund t’i ndihmojë pacientët në luftën e tyre kundër këtij lloji të kancerit.

Sipas rekomandimeve të hulumtuesve pacientët e sëmurë me kancer të zorrës së trashë nuk duhet të marrin për bazë dozën e ulët të aspirinës për të luftuar kundër kancerit.

“Duhet cekur se pacientët e prekur nga kjo sëmundje, nuk duhet lënë anash trajtimet mjeksore por ata mund të përfitojnë duke shtuar aspirinë në trajtimin e tyre, e sigurisht për këtë gjë nëse është e duhur apo jo, përkujdeset mjeku i tyre”, ka shtuar Tasken.

Gjetjet janë të bazuara në 23,000 pacient norvegjez të sëmurë me kancer të zorrës së trashë mes viteve 2004 dhe 2011 ndërsa shifrat flasin për 66% të mbijetuar nga pacientët që kishin marrë aspirinë në dozë të ulët në krahasim me 58% prej atyre që nuk kishin marrur.

Dr.Eric Jacobs një ekspert i mjeksisë dhe farmacisë, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim, ka folur në lidhje me rezultatet e hulumtimit

“Kjo është biologjikisht e besueshme, se aspirina mund të ndihmojë në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë, duke u bazuar në hulumtimet laboratorike”, tha Jacobs

“Por përgjigja përfundimtare në lidhje me këtë qështje duhet të vijë pas hulumtimeve tjera më të hollësishme”, ka thënë ai.

Jacobs ka këshilluar pacientët me këtë lloj të kancerit që të konsultohen së pari me mjekun e tyre për të filluar trajtimin me aspirinë.

Ai ka theksuar gjithashtu se kanceri i zorrës së trashë mund të parandalohet nëse bëhen kontrolla dhe analiza herë pas here dhe nëse ky lloj i kancerit zbulohet në fazat e para të zhvillimit të tij.

Të gjithë hulumtuesit dhe ekspertët kanë treguar se ky hulumtim nuk është përfundimtar sa i përket kësaj qështje dhe se hulumtimet e tjera do të sjellin përgjigje edhe më të sakta dhe më të detajuara./lajmi.net