Asociacioni nuk do të themelohet pa u shuar strukturat paralele (VIDEO)

Nuk do të themelohet Asociacioni për komunat me shumicë serbe pa u shpërbërë të gjitha strukturat paralele në Kosovë.

Lajme

28/02/2016 23:20

E në Kosovë vazhdon të ketë struktura  të tilla në disa fusha.

Këtë gjë e pranon edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Nëpërmjet telefonit, ajo i ka thënë Tribuna Channel se në kohën kur do të filloj hartimi i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, atëherë në Bruksel do të filloj punën grupi trepalësh për të arritur marrëveshjen për zhbërjen e plotë të të gjitha strukturave paralele në Kosovë.

YouTube player