“Asociacioni i komunave serbe themelohet vetëm sipas kushtetutës së Kosovës”

Drejtuesi i delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi në intervistë më Deutsche Wellen flet mbi themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe e vështirësitë që paraqiten në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

Lajme

21/04/2018 15:06

Arifi ka thënë se ka marrëveshje të arritura e të pa implementuara mes palëve, më konkretisht nga ana serbe. Sipas tij Kosova më shumë i është përkushtuar këtij procesi më shumë se që duhet.

Arifi ka thënë se Kosova është akuzuar për Asociacionin e Komunave Serbe, por kjo ka ndodhë për shkak që Gjykata Kushtetuese ka gjet shkelje.

Tutje drejtuesi i delegacionit të Kosovës ka thënë se Asociacioni do të formohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Shiko intervistën KËTU./Lajmi.net/