Asnjëherë mos flini gjatë një argumenti! Jo vetëm që është e dëmshme për lidhjen, por edhe për shëndetin

Çdo njeri e din se nuk duhet të flejë gjatë një argumenti me partnerin, por studimi i fundit tregon se kjo thënie e kamotshme është po aq e rëndësishme për shëndetin e njeriut, sa është edhe për lidhjen e çiftit.

Lifestyle

08/11/2016 15:18

Hulumtuesit nga SHBA-të i kanë zbuluar disa ndërlidhjes mes atyre se si ndjehet një partner i vlerësuar në lidhje dhe kualitetin e gjumit.

Shkencëtarët, përmes studimeve të veta, kishin zbuluar se personat të cilëve u kushtohet më shumë vëmendje nga partnerët janë më të prirë të bëjnë gjumë më të mirë dhe më të thellë, i cili është krucial për shëndetin e mirë.

Pra, psikologët dhe hulumtuesit e këtij studimi këshillojnë që të flini vetëm atëherë kur i keni sqaruar të gjitha me partnerin, sepse kësisoj do të keni më pak shqetësim dhe kualitet më të mirë të gjumit.