Asnjë shqiptar nuk ka pësuar nga sulmet në Bruksel (Video)

Asnjë shqiptar nuk ka pësuar nga sulmet e sotme në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Lajme

22/03/2016 13:05

Nuk dihen ende emrat e të vdekurve, por të paktën deri më tani asnjë informatë nuk ekziston nga askush, se ndonjë shqiptarë ka pësuar, raporton lajmi.net

Ambasada e Kosovës në këtë shtet bënë thirrje tek të gjithë që të shmangen nga hapësirat publike si dhe ka vënë në dispozicion numrin e telefonit ku mund të lajmërohet çdo lloj rasti e edhe të merren informata.

Ambasadorja e Kosovës në jetë shtet Mimoza Ahmetaj flet për lajmi.net dhe tregon se gjendja në Bruksel është shumë e rëndë duke shprehur ngushëllime për familjarët e të gjithë të vdekurve nga këto sulme.

Ahmetaj shpjegon se Ambasada e Kosovës ka vënë në dispozicion numrin ku mund të telefonohet në rast nevoje, për të gjithë ata që ndodhen në Belgjikë e që është +32 460 957163

“Ndjej po ashtu të nevojshme të them se nga informatat që i kemi deri më tani asnjë nga bashkatdhetarët tanë apo qytetarët shqiptar që janë në Bruksel nuk kanë pësuar nga shpërthimet e sotme”, thotë Ahmetaj për lajmi.net

YouTube player

Ahmetaj shpjegon se institucionet belge kanë vënë në dispozicion numrin për kontakt në Qendrën e Krizës si dhe numër tjetër ku mund të telefonohet drejtpërdrejt në Polici.

Ndryshe, qysh në mëngjes kanë ndodhur dy shpërthime në aeroportin Zaventem, ku zjarrfikësit raportojnë se më së paku kanë humbur jetën 11 persona ndërsa dhjetëra të tjerë janë gjymtuar.  Menjëherë pas kësaj, shpërthim tjetër ka ndodhur në stacionin  e metros, Maelbeek, së këtij qyteti, ku zjarrfikësit sërish kanë raportuar për 10 të vdekur.

Mediat ndërkombëtare raportuan se sulmi në aeroport ishte vetëvrasës dhe se para se të ndodhte janë dëgjuar britma në gjuhën arabe si dhe të shtëna, raporton lajmi.net

Kryeqyteti evropian ka bllokuar i tëri, transporti publik ka ndaluar për një kohë ndërsa forca të shtuara janë dërguar edhe në Paris, Frankfurt dhe në Londër.

Kryeministri dhe ministrat belg kanë raportuar se këto janë sulme të tmerrshme, të verbra, të dhunshme dhe të tmerrshme.  U quajt momenti më tragjik në gjithë historinë e Belgjikës dhe kanë bërë thirrje te qytetarët të jenë gjakftohtë.

Sulmet në këtë qytet vijnë vetëm pak ditë pas arrestimit që i bënë autoritet belge, personit më të kërkuar të sulmeve në Paris, Salah Abdeslam./ Lajmi.net