Asnjë i mbijetuar në Alpet franceze, Merkel shkon në vendin e tragjedisë

Asnjë nga 150 personat në bordin e avionit Airbus 320 që u rrëzua të martën në Alpet franceze nuk ka mbijetuar. Germanwings 4U 9525 duhej të vinte nga Barcelona në Düsseldorf, por nuk mbërriti kurrë.

Bota

25/03/2015 09:42

Me 150 njerëz në bord avioni i kompanisë ajrore Germanwings, degë e Lufthansës, u rrëzua në Alpet e Francës në një zonë të paarritshme ne lartësi 1500 metra. Qindra forca shpëtimi u dërguan menjëherë në vendin e aksidentit, në malet Estrop, por nuk mundën të bënin më dot asgjë.

Asnjë pasagjer nuk ka mbijetuar, njoftoi policia franceze. Shumica e udhëtarëve ishin gjermanë, në mesin e tyre edhe 16 nxënës nga qyteti Haltern në landin Nordrhein-Westfalen, të cilët kishin qenë në Spanjë për një kurs të gjuhës spanjolle.

Nuk ka rrugë tokësore që çon deri te vendi ku eshte rrezuar Airbus 320
Nuk ka rrugë tokësore që çon deri te vendi ku eshte rrezuar Airbus 320

 

“Vendi i ngjarjes është një vend tmerri”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili shkoi menjëherë atje pas katastrofës. Ambasadorja gjermane në Francë, Susanne Wasum-Rainer, foli për një “ditë të zezë për Gjermaninë, Spanjën dhe Francën.”

Alarmin e dhanë autoritetet franceze paradite. Avioni kishte pësuar rënie gjatë fluturimit për arsye të panjohura dhe ishte zhdukur nga monitorët e radarëve. Avioni i nisur paradite nga Barcelona u rrëzua rreth 100 kilometër në veri të Nicës. Pjesë të avionit janë gjetur në zonën ndërmjet Digne dhe Barcelonnette në Alpet e jugut.

Gjetja e trupave të pajetë do të vazhdojë ndoshta me ditë të tëra për shkak të rajonit tepër të vështirë. Zona e rrëzimit të avionit ndodhet në Alpet franceze në një zonë me borë, të pakalueshme për makinat.

Nuk dyshohet pë akt terrorist, por as nuk dihen arsyet e rrëzimit të aeroplanit
Nuk dyshohet pë akt terrorist, por as nuk dihen arsyet e rrëzimit të aeroplanit

 

Shkaku i fatkeqësisë më të madhe ajrore në Evropë prej vitesh, është fillimisht i paqartë. Thomas Winkelmann, shefi ekzekutiv i kompanisë Germanëings, tha se avioni arriti lartësinë e udhëtimit prej më shumë se 11 mijë e 500 metra pasi u largua nga Barcelona në Spanjë drejt Dusseldorfit në Gjermani, por ai tha se avioni më pas u ul për tetë minuta rresht para se kontrolli i trafikut ajror francez të humbiste kontakt me të në lartësinë gati 1 mijë e 800 metra.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk gjetën të mbijetuar
Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk gjetën të mbijetuar

Autoritetet franceze të fluturimit thanë se nuk pati thirrje për ndihmë nga pilotët e avionit, por se kontrollorët e trafikut ajror shpallën emergjencë pasi humbën kontakt me kabinën.

Qeveria gjermane ka ngritur ndërkohë një shtab krize. Kancelarja Angela Merkel, e cila anuloi të gjitha takimet e ditës së sotme, shprehu tronditjen e saj të thellë për aksidentin. Ajo do të shkojë sot në vendin e rrëzimit të avionit në Francë. /DW/BBC/lajmi.net/

Kancelarja Angela Merkel ngushëlloi familjet e viktimave, sot shkon në vendngjarje
Kancelarja Angela Merkel ngushëlloi familjet e viktimave, sot shkon në vendngjarje