Askush të mos ketë dyshime në marrëveshjet e arritura me Shqipërinë! (Video)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka ftuar të gjithë që të mos dyshojnë në marrëveshjet e arritura së fundmi me Republikën e Shqipërisë.

Lajme

24/03/2015 11:16

Mustafa ka falënderuar ministrat për punën e bërë në takimin e përbashkët të dy kabineteve qeveritare të zhvilluar dje në Tiranë, duke thënë se askush nuk duhet të ketë dyshime në suksesin e takimeve të përbashkëta.

I pari i Qeverisë ka folur po ashtu edhe për pakon e fundit të ligjeve që do të aprovohen nga Qeveria për tatimet që prekin ekonominë, për të cilat ka thënë se do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të bërit biznes.

Qeveria sipas tij, po punon në reformimi e sistemit tatimorë për te krijuar një mundësi të mirë për të bërë biznes dhe për ta rritur konkurrencën e bizneseve dhe përgatitjen e tyre për të qenë konkurrent të denjë në Evropë.

“Me këto ligje synohet ulja e pragut të tatimet me produktet bazike”, ka thënë Mustafa. Ai ka thënë se me miratimin e këtyre ligjeve po nis aplikimi i planit të paraparë nga Qeveria për përmirësimin e të berit biznes në vend”, ka thënë kryeministri, raporton Kosovapress.

Mustafa me këtë rast ka folur edhe për 16 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe. Ai ka thënë se ky ishte fillimi i fundit të luftës dhe fillimi i lirisë së Kosovës.

YouTube player