Askush si unë

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery ka thënë se është optimist për shanset e tij në garë për Topin e Artë 2013, pavarësisht formës së shkëlqyeshme të rivalit Cristiano Ronaldo. 30-vjeçari ka kaluar një stinor të jashtëzakonshëm duke luajtur rol kyç për gjigantin bavarez që triumfoi në Ligën e Kampionëve, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë,…

Sport

26/11/2013 18:00

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery ka thënë se është optimist për shanset e tij në garë për Topin e Artë 2013, pavarësisht formës së shkëlqyeshme të rivalit Cristiano Ronaldo.

30-vjeçari ka kaluar një stinor të jashtëzakonshëm duke luajtur rol kyç për gjigantin bavarez që triumfoi në Ligën e Kampionëve, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, edicionin e kaluar.

Përveç kësaj, Ribery mori çmimin e Futbollistit më të mirë të vitit në Evropë në gusht dhe konsiderohet si një prej favoritëve kryesor në garë për Topin e Artë, që do të ndahet në janar.

“Nuk kam frikë, jam optimist. Kam bërë gjithçka që është dashur të bëj”, deklaroi Ribery gjatë një interviste për të përditshmen franceze Le Monde.

“Nëse shikoni paraqitjet e mija gjatë gjithë vitit, e kam bërë dallimin. Mund të mos kem shënuar në çdo ndeshje por i kam ndezur mbrojtjet. Deri më tani këtë vit, asnjëherë nuk kam dështuar. Kam qenë në formë të mirë gjithë vitin me Kombëtaren dhe klubin. Ajo që kemi bërë me Bayernin edicionin e kaluar ishte historike”, u shpreh ai.