Askush si Guardiola

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka pranuar se asnjëherë më parë në karrierën e tij në futboll nuk ka takuar një trajner si Pep Guardiola. Ish strategu i Barcelonës mori drejtimin e gjigantit bavarez gjatë verës dhe skuadra ende nuk ka pësuar asnjë humbje gjatë edicionit të deritashëm në Bundesligë, ku kryesojnë me…

Sport

17/02/2014 15:23

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka pranuar se asnjëherë më parë në karrierën e tij në futboll nuk ka takuar një trajner si Pep Guardiola.

Ish strategu i Barcelonës mori drejtimin e gjigantit bavarez gjatë verës dhe skuadra ende nuk ka pësuar asnjë humbje gjatë edicionit të deritashëm në Bundesligë, ku kryesojnë me 16 pikë më shumë se Bayer Leverkusen.

Rummenigge, karriera e së cilit përfshin dy Topa të Artë dhe dy Kupa Evropiane, ka thënë se vëmendja e spanjollit ndaj detajeve, e veçon nga gjithë homologët e tij të tjera.

“Kurrë nuk kam parë një trajner si ai dhe jam duke kompletuar 40 vjet në Bayern”, deklaroi Rummenigge për të përditshmen sportive katalane Sport.

“Ky njeri përgatit ekipin deri në detajin e fundit: faktikisht, fizikisht, mentalisht. Ai e ka planin e qartë se si duhet të sillen futbollistët jashtë fushës. Kjo më pëlqente tek Barcelona, futbollistët e tyre nuk janë arrogantë”.