Askush si Cristiano Ronaldo
Autori: driton lajme futbolli 20:30, 14 mars, 2014
Bale
Bale

Gareth Bale mendon se bashkëlojtari i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo është aktualisht futbollisti më i mirë në botë dhe do të udhëheqë ekipin drejt titullit të kampionit në La Ligë.

Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyeshme nga Lionel Messi për Barcelonën kundër Manchester Cityt të mërkurën mbrëma, Bale është i sigurt se Ronaldo është më i miri në botë.

“Cristiano është futbollisti më i mirë në botë për momentin dhe ne e dimë se sa i mirë është ai”, deklaroi Bale.

“Më ndihmon shumë kur jam në fushë së bashku me të dhe shpresoj të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të fitojmë titullin këtë sezon”.

Reali do të takohet me Barcelonën në ligë më 23 mars dhe Bale tha: “Këto janë ndeshje të mrekullueshme për çdo futbollist. Jemi të uritur të luajmë kundër tyre, dhe nëse është e mundur, sigurisht se duam të fitojmë. Por, dueli i radhës është kundër Malagas andaj jemi të përqendruar tek ky kundërshtar”.

Komento
Emri
E-mail
Shkruaj komentin
Kodi i verifikimit

VËREJTJE!

Redaksia ndalon komentet ofenduese dhe ato që nxisin urrejtje. Komentet e postuara me anë të Facebook-ut janë përgjegjësi individuale e lexuesve, kurse komentet tjera do të shqyrtohen për aprovim.

Fotolajm

Lamtumirë viktimave të MH17
  • Në Boxtel të Holandës është mbajtur ceremonia lamtumirëse për viktimat e aeroplanit të ‘Malaysian Airlines’, që u rrëzua më 17 korrik nga separatistët prorusë në Ukrainë. Getty Images

Social

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO

abonohuni TANI