Askush si Cristiano Ronaldo

Gareth Bale mendon se bashkëlojtari i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo është aktualisht futbollisti më i mirë në botë dhe do të udhëheqë ekipin drejt titullit të kampionit në La Ligë. Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyeshme nga Lionel Messi për Barcelonën kundër Manchester Cityt të mërkurën mbrëma, Bale është i sigurt se Ronaldo është më…

Sport

14/03/2014 20:30

Gareth Bale mendon se bashkëlojtari i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo është aktualisht futbollisti më i mirë në botë dhe do të udhëheqë ekipin drejt titullit të kampionit në La Ligë.

Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyeshme nga Lionel Messi për Barcelonën kundër Manchester Cityt të mërkurën mbrëma, Bale është i sigurt se Ronaldo është më i miri në botë.

“Cristiano është futbollisti më i mirë në botë për momentin dhe ne e dimë se sa i mirë është ai”, deklaroi Bale.

“Më ndihmon shumë kur jam në fushë së bashku me të dhe shpresoj të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të fitojmë titullin këtë sezon”.

Reali do të takohet me Barcelonën në ligë më 23 mars dhe Bale tha: “Këto janë ndeshje të mrekullueshme për çdo futbollist. Jemi të uritur të luajmë kundër tyre, dhe nëse është e mundur, sigurisht se duam të fitojmë. Por, dueli i radhës është kundër Malagas andaj jemi të përqendruar tek ky kundërshtar”.