Askush si Bundesliga

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery beson se Bundesliga është liga më e mirë në botë. Finalja e edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve ishte përballje mes skuadrave gjermane ku gjiganti bavarez e mposhti Borussia Dortmundin në Wembley, ndërsa liga arriti kulmin këtë vit pasi katër përfaqësuesit e Bundesligës u kualifikuan për në fazën…

Sport

12/12/2013 17:00

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery beson se Bundesliga është liga më e mirë në botë.

Finalja e edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve ishte përballje mes skuadrave gjermane ku gjiganti bavarez e mposhti Borussia Dortmundin në Wembley, ndërsa liga arriti kulmin këtë vit pasi katër përfaqësuesit e Bundesligës u kualifikuan për në fazën eliminatore të garës, për herë të parë në histori të garës elite të klubeve evropiane.

Andaj, Ribery beson se Bundesliga është liga më e mirë në Evropë. “Niveli i Bundesligës është zhvilluar shumë në vitet e fundit”, deklaroi Ribery për magazinën sportive gjermane Kicker.

“Bundesliga është pa dyshim një prej ligave më të mira në botë dhe ndoshta edhe më e mira. Shikojeni Eintracht Frankfurtin në Europa League ku mposhti Bordeauxin. Ata janë në pozitën e 16-të në Bundesligë. Kjo tregon se ekipet e Bundesligës janë shumë të fuqishme krahasuar me ligat tjera. Bundesliga është ligë dominuese në Evropë për momentin”, përfundoi ai.

Bundesliga aktualisht renditet si e treta në renditjen e UEFA-së, prapa La Ligës së Spanjës dhe Premierligës angleze.