Askush si Arbër Zeneli, shikojeni çfarë ka bërë në Eredivise

Arbër Zeneli po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.

Sport

16/12/2018 16:53

Arbër Zeneli është  duke treguar një formë tejet të lartë në këtë sezon, e që këtë e tregojnë edhe statistikat.

Ylli I Përfaqësueses së Kosovës që aktualisht luan te Heerenveen, ka bërë 15 asistime deri më tani, raporton “lajmi.net”.

Zeneli bëri sot dy asistime në humbjen e Heerenveen nga Utrecht me rezultat, 2:3, ndërsa është asistuesi më i mirë në Eredivise.

Talenti kosovar çdo ditë e më shumë po i tregon aftësitë e tij, e që mund të kalojë te Fenerbahce në afatin e janarit. /Lajmi.net/