Askush s’e do më Barcelonën

Blerja e Luis Suarezit nga Liverpool mund t’i sjellë Barcelonës edhe më shumë arsye për t’u urryer nga tifozët e skuadrave kundërshtare, shkruan “Eurosport”.

Sport

11/07/2014 17:41

Transferimi i Luis Suarezit në Barcelonë mund ta shndërrojë gjigantin katalan në klub edhe më të urryer nga kundërshtarët.

Ylli uruguaian u ballafaqua me kritika të ashpra pas kafshimit të mbrojtësit italian Giorgio Chiellini gjatë Kampionatit botëror, si rezultat u pezullua me katër muaj mospërfshirje në asnjë aktivitet të futbollit.

Por, kjo nuk e parandaloi që t’i bashkohet Barcelonës në kontratë pesëvjeçare, të konfirmuar sot.

Ndërsa, “Eurosport” ka publikuar një arikull ku një prej gjërave që mund të presim pas transferimit të Suarezit në Barcelonë është antipatia edhe më e madhe për klubin nga Camp Nou pas angazhimit të futbollistit i cili në të kaluarën është kritikuar si “mashtrues”.

Po ashtu në skuadër është edhe Sergio Busquets.

Papritmas, Real Madrid duket si skuadër e djelmoshave të mirë.