Askush s’e di si quhet kjo makinë (Video)

Renault ka vënë në shitje makinën e re, megjithëse ende nuk e ka prezantuar si duhet.

Auto & Tek

13/12/2016 17:56

Madje, nuk e ka publikuar as emrin e modelit, që mediet deri më tani e kanë quajtur Alpina, transmeton Telegrafi.

Edicioni i limituar i kësaj veture, përmban vetëm 1,955 njësi andaj ata që duan ta kenë një të tillë, duhet të veprojnë shpejt dhe të rrezikojnë ta blejnë pa e parë.

E tëra që bëhet e ditur, është se do të kushtojë nga 55 deri në 60 mijë euro, ndërsa është në dispozicion në tri ngjyra të ndryshme.

Kompania franceze e ka lansuar një video, ku shihet tri modele të kamufluara lehtë, teksa e rrisin shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 4.5-sekonda dhe bëjnë xhiro në shpejtësi.

Njohësit e makinave konsiderojnë se ky model është mjaftë i shpejtë dhe i qëndrueshëm, që u bën ballë edhe terreneve të vështira.

Në anën tjetër, modeli që lansohet në fund të vitit 2017, do të jetë konkurrent i Alfa Romeo 4C dhe Porsche 718 Cayman.

YouTube player