Askush para nesh

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 2-0 ndaj Fulhamit. Por, Special One beson se futbollistët e tij luajtën më mirë në humbjen e javës së kaluar nga Everton, se sa në duelin e sotëm kundër rivalit londinez. “Ende mendoj se ne luajtëm shumë më…

Sport

21/09/2013 22:16

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 2-0 ndaj Fulhamit.

Por, Special One beson se futbollistët e tij luajtën më mirë në humbjen e javës së kaluar nga Everton, se sa në duelin e sotëm kundër rivalit londinez.

“Ende mendoj se ne luajtëm shumë më mirë kundër Evertonit se sonte, por pikët janë po ashtu të rëndësishme pas një fillimi të keq, një fillim që të gjithë më kanë thënë se është më i keqi në dekadën e fundit. Por, sonte mund të shkoj për të fjetur duke e shikuar tabelën ku askush nuk është para nesh”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.

Strategu portugez nuk u mërzit fort nga rezultatet negative të javës së fundit kur pas disfatës nga Everton, Chelsea u mund edhe nga Basel në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

“Jam në futboll për një kohë të gjatë dhe nuk pres që kur rezultatet nuk janë të mira, njerëz të flasin mirë për punën time ose për ekipin. Po ashtu mendoj se karriera jonë është e përbërë nga kjo” shtoi ai.