Askush nuk e do këtë ndeshje

Tifozët e Real Madridit dhe ata të Barcelonës nuk dëshirojnë që skuadrat e tyre të ndeshen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/04/2015 10:40

Lexuesit e “Marca.com” nuk kanë dyshime.

Tifozët e Real Madridit dhe ata të Barcelonës nuk dëshirojnë që skuadrat e tyre të ndeshen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Më tepër se 30 mijë vota kanë dhënë mendimin e tyre në sondazhin, para shortit që do të tërhiqet sot në ora 12:00. Në rastin e Realit, skuadra më e preferuar për kundërshtar ishte Juventus.

Tek Barcelona, u zgjodh Bayern. Por, ekipi i fundit i zgjedhur për secilën prej tyre ishin pikërisht ato të dyja.