ASK: Janë vetëm 90 km rrugë pa asfalt në Kosovën

Investimet më të mëdha kapitale që janë bërë në Kosovë që nga paslufta po del të jenë ato në ndërtimin e rrugëve.

Lajme

03/02/2018 10:22

Vetëm 90 kilometra rrugë në tërë Kosovën kanë mbetur pa asfalt. Të gjitha rrugët e tjera nëpër Kosovë janë të asfaltuara.

Së paku kështu thuhet në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Nga gjithsej 2.033, 4 kilometër rrugë sa janë në gjithë vendin, 1.943, 4 kilometra janë të shtruara me asfalt, shkruan “Infokusi”.

“Në vitin 2016 nga gjithsejtë 2.033,4 km rrugë 1.943,4 km apo shprehur në përqindje 95.6% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 90 km apo 4.4% e rrugëve janë të pa asfaltuara”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK-ja.