Asistenti i Mourinhos vjen me deklaratë tallëse për gjyqtarin

Asistenti i Jose Mourinho, Rui Faria, ka ironizuar kur është pyetur për gjyqtarin Mark Clattenburg, i cili drejtoi ndeshjen mes Manchester United dhe Burnley.

Sport

29/10/2016 23:34

Unitedi nuk arriti të marrë më shumë se një pikë përballë Burnleyt, duke barazuar 0:0.

Në këtë ndeshje, Clattenburg ndëshkoi me karton të kuq Jose Mourinhon dhe mesfushorin Herrera, ndërsa përgjatë ndeshjes pati shumë momente kontestuese, përcjell lajmi.net.

Gjitha këto kanë bërë që Rui Faria të tallet me gjyqtarin.

“Vetëm dua të them se gjyqtari ka bërë punë fantastike”, është përgjigjur Faria me ironi kur është pyetur për gjyqtarin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.