Asistenca Sociale nga tetorit shpërndahet përmes zyrave postare – Lajmi.net
Asistenca Sociale nga tetorit shpërndahet përmes zyrave postare
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëSociale 14:08, 1 October 2017
Asistenca Sociale e cila deri më tani është shpërndarë vetëm përmes banakave nga tetori do të fillojë të shpërndahet përmes zyrave postare të Postës së Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga Posta e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Duke filluar nga tetori ndihmat sociale (asistenca sociale) do të shpërndahen përmes zyrave postare të Postës së Kosovës. Më herët kjo është bërë vetëm përmes bankave”, thuhet në këtë njoftim, transmeton lajmi.net

Me këtë rast, të hënën (2 tetor), në ora 11:00, në zyrën postare që ndodhet në objektin kryesor të Postës (ish-PTK), në lagjen “Dardania” në Prishtinë, do të bëhet shpërndarja e ndihmës së parë sociale në Postë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministra të Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarë tjerë të lartë. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master