Ashton Kutcher shpëtoi 6,000 viktima të trafikimit dhe arrestoi 2,000 trafikues

Ashton Kutcher është një figurë mjaft e njohur në botë. Përveç se është aktor, Kutcher është edhe një investitor i madh.

Bota

30/10/2016 21:17

Kutcher ka investuar me sukses në disa kompani teknologjike si Skype, Foursquare, Airbnb, Path dhe Fab.com.

Por përveç që është biznesmen dhe një figurë publike, problemet shoqërore e prekin atë thellë në zemër. Më 2008, Kutcher dhe ish-gruaja e tij, Demi Moore vendosën që të merren me krimet më serioze që përballet bota jonë moderne – trafikimin njerëzor/seksual.

Me rritjen e internetit dhe teknologjisë, është duke u bërë mjaft e lehtë për trafikantët që të joshin njerëz, sidomos vajza të reja, në biznesin e pistë. Trafikuesit fshihen thellë në ueb, duke përdorur pajisje të sofistikuara për të kapur njerëz, transmeton Gazeta Express.

Kutcher dhe Moore vendosën që ta koncentrojnë pasurinë e tyre në internet, për t’i kapur trafikuesit. Ata themeluan një organizatë të quajtur Thorn. Misioni i Thorn është mjaft i thjeshtë: të eliminojë trafikimin.

Me ndihmën e rreth 20 kompanive të teknologjisë, ata themeluan Task Forcën Teknike të Thorn. Kompanitë e teknologjisë si Facebook, Google, Twitter, Yahoo!, Snapchat dhe Imgur janë pjesë e kësaj task force.

Ata vendosën që kohën e tyre t’ia kushtonin hulumtimit të qosheve të errëta të internetit, duke gjurmuar trafikues të cilët janë përfshirë në trafikimin e njerëzve të pafajshëm.

Prej kur e hapën Thorn më 2008, organizata deri më tani ka shpëtuar 6,000 viktima të trafikimit dhe ka kapur rreth 2,000 trafikues.