Ashton kërkoi takim në Bruksel për zhvillimet në veri të Mitrovicës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka thënë se është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë, në veçanti ato rreth urës në veri.

Lajme

10/07/2014 18:57

Ashton ka kërkuar nga ekipi i saj në Bruksel që të thërrasë nesër një takim midis Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje për të gjitha çështjet që lidhen me Urën e Mitrovicës, në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në frymën e normalizimit të marrëdhënieve.

Të mërkurën, në veri të Mitrovicës ka nisur ndërtimi i Sheshit Mbreti Llazar, i cili prek cepin verior të urës qendrore mbi lumin Ibër.

Punimet kanë nisur me vendimin e organeve komunale të Mitrovicës së veriut.

Si kundërpërgjigje, banorët shqiptarë në Lagjen e Boshnjakëve kanë vendosur një cilindër betoni, duke e emërtuar atë Sheshi Adem Jashari, raporton REL.