Ashton ka përshëndetur votimin e sotëm në Kuvend

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka përshëndetur institucionet e Kosovës për votimin e projektligjit i cili parasheh vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin të Gjykatës Speciale.

Lajme

23/04/2014 19:48

Ashton vlerëson se votimi i sotëm do të fuqizojë sundimin e ligjit dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

“Mirëpres votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës i cili mbështetë tranzicionin e mandatit të EULEX-it dhe konfirmon përkushtimin për themelimin e Gjykatës Speciale për të gjykuar akuzat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të bëra gjatë vitit 2011”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Vendimi i marrë sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të forcojë sundimin e ligjit dhe do të përmirësoje imazhin ndërkombëtar”.

“Përmes këtij vendimi, liderët e Kosovës kanë zgjedhur një të ardhme më të mirë evropiane për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. BE do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm i Kosovës në rrugën integrimit evropian\”, thuhet në deklaratën e Ashton.