Ashpërsohet Guardiola

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola beson se skuadra e tij duhet të vazhdojë të përmirësohet, pas rikthimit të gjithë futbollistëve nga lëndimi dhe i ka bërë thirrje atyre t’i pranojnë vendimet e tij. Gjiganti bavarez ëhstë në mungesë të një numri të titullarëve si Holger Badstuber, Javi Martinez e Thiago Alcantara, të lënduar, derisa…

Sport

16/10/2013 18:00

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola beson se skuadra e tij duhet të vazhdojë të përmirësohet, pas rikthimit të gjithë futbollistëve nga lëndimi dhe i ka bërë thirrje atyre t’i pranojnë vendimet e tij.

Gjiganti bavarez ëhstë në mungesë të një numri të titullarëve si Holger Badstuber, Javi Martinez e Thiago Alcantara, të lënduar, derisa edhe Mario Gotze e Bastian Schweinsteiger nuk kanë qenë në formën më të mirë fizike.

Por, Guardiola ka dhënë një paralajmërim për skuadrat rivale të Bundesligës duke insistuar se ekipi i tij do të përmirësohet edhe më tepër.

“Jam i bindur se do të luajmë edhe më mirë pas rikthimit të futbollistëve të lënduar”, deklaroi ai për magazinën e klubit.

“Por, ne do të luftojmë për tituj në fund të sezonit vetëm nëse futbollistët pranojnë vendimet e mija. Përndryshe, do të kemi probleme. Jam i afërt me futbollistët e mi kur ata pranojnë atë që them. Kush nuk i pranon vendimet e mija, do të përfundojë në tribuna”, u shpreh strategu katalan.