Ashpërsohen përplajset mes Khabibit dhe 50 Centit

50 Cent nuk i ka ndaluar thumbimet për stafin e Khabib Nurmagomedov.

Sport

16/10/2018 10:35

50 Cent ka disa ditë që po përplaset me Khabib Nurmagomedov dhe stafin e tij, pas përballjes me Conor McGregorin.

Reperi i njohur amerikan ka përqeshur në Instagram një anëtar të stafit të boksierit rus për veshjen e tij.

“Dreqit, kjo është një veshje e shëmtuar”, ka shkruar 50 Cent në Instagram.

Por, Khabib ia ka kthyer menjëherë atë koment duke i thënë: “Kurrë mos fol keq për vëllezërit e mi”. /Lajmi.net/