Ashley Cole befason të gjithë, rikthehet në futbollin anglez

Ish mbrojtësi i Arsenalit dhe Chelsea, Ashley Cole, ka marrë një ofertë për t’u rikthyer në futbollin anglez.

Sport

17/01/2019 18:59

Një nga mbrojtësit më të mirë të majtë pas vitit 2000, mund të bashkohet me ish bashkëlojtarin e tij, Frank Lampard.

‘The Sun’ raporton se pikërisht Lampard po kërkon Ashley Cole te Derby, për të ndihmuar në inkuadrimin në Premierligë këtë sezon, përcjell ‘lajmi.net’.

Transferimi i Cole te Derby mund të finalizohet në 48 orët e ardhshme.

Cole, 38 vjeçar, është lojtar i lirë që pas largimit nga LA Galaxy, dhe do të preferonte një rikthim në atdhe para pensionimit./Lajmi.net/