Ashensori 10 vjet jashtë funksionit, 70 vjeçarja çdo ditë ka vështirësi – Lajmi.net
Ashensori 10 vjet jashtë funksionit, 70 vjeçarja çdo ditë ka vështirësi
Autori: Lajmi.net Rajoni 19:53, 24 May 2018
Ashensori në Klinikën e Stomatologjisë në Maqedoni nuk funksionon prej një dekade. Madje aneksi i krisur i pllakave të betonit paraqet rrezik për pacientët. Në çdo kat, personeli ka improvizuar mbylljen e këtyre dyerve.

Ashensori në Klinikën e Stomatologjisë në Maqedoni nuk funksionon prej një dekade. Madje aneksi i krisur i pllakave të betonit paraqet rrezik për pacientët. Në çdo kat, personeli ka improvizuar mbylljen e këtyre dyerve. Qytetarët për të marr shërbimet mjekësore duhet të ngjiten shkallëve në godinën tre katëshe.

Në redaksinë e TV21 kanë arritur fotografi që tregojnë se të moshuarit duhet të ndihmohen nga infermierët. Pacientët ankohen se në situata të tilla ndodhen çdo ditë. “Çdo ditë kam vështirësi, jam 70 vjeçe dhe më duhet të mbahem për parmakë që më lehtë të ngjitem shkallëve. Thanë se ashensori është duke u përgatitur për tu kthyer së shpejti në funksion”, tha Mirijana Bozhinovska, paciente.

“Kështu po na merr kohë shumë dhe po e kemi më vështirë. A është në rregull kjo? Jo, nuk është, madje ju bëj apel atyre që janë në kryesi që t’i analizojnë këto punë”, u shpreh Elham Limani, pacient. “Po duhet të punoj ashensori, pse nuk punon? Vijmë këtu nga 5-6 herë me bashkëshorten te dentisti për të mjekuar dhëmbët”, u shpreh Stojan Petkovski, pacient. Nga drejtoria e kësaj klinike thonë se muret e ashensorit janë çarë dhe për çështje sigurie ai është lënë jashtë funksionimit. Ushtruesja e detyrës së drejtorit, Amella Cana, tha se puna e parë që ka bërë ishte demontimi i mekanizmit të ashensorit për mos të rrezikuar jetën e pacientëve për brenda, por edhe të kalimtarëve nga jashtë. Ajo thotë se ka angazhuar arkitektë që të ndërtojnë aneks në pjesën tjetër të godinës, sipas të cilëve do të kushtoj rreth 15 mijë euro deri në kthimin në funksion të plotë dhe të sigurt të ashensorit.

“Tani jemi në momentin e fazës së dytë të kësaj procedure, e bëmë projektin e ri ku do të vendoset ashensori i dislokuar dhe tani na ka mbete të përzgjedhim ofertuesin më të mirë për t’ia filluar punës që tu mundësohet pacientëve të shfrytëzojnë ashensorin”, tha Cana. Cana poashtu tha se faturat e larta të borxheve të trashëguara dhe të ardhurat e ulëta në këtë klinikë ia kanë ngadalësuar punën, ndonëse zotohet se ka bërë disa renovime nëpër repartet ambulantore dhe ka shlyer borxhin për 30%. Sipas raporteve zyrtare të Entit shtetërorë për revizion, kjo klinikë aktualisht është në borxh rreth 400 mijë euro.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO