Shala i vendosur: Taksa ndaj Serbisë qëndron

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se mbrojtja e konsumatorit është primare për ministrisë që ai drejton.

Lajme

19/12/2018 12:42

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka bërë të ditur se në fund të dhjetorit do të u dihet e gjitha origjina e produkteve që futen në Kosovë, përmes flamurit.

E sa i përket taksës, Shala thotë se ajo do të mbetet në fuqi.

“Dua të ju informoj se me 19 dhjetor kemi bë të gjitha përgatitjet dhe aktet ligjore me datën 24 veç do të hy në fuqi duhet ta ketë edhe origjinën e flamurit dhe nuk guxon të jetë 4cm gjatësi dhe 2 gjerësi, duhet te jetë njëjtë me çmimin. Ndërsa për taksen do të vazhdojë të mbetet ne fuqi”, tha Shala.

Shala gjatë tryezës së Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, shtoi se ngritja e vetëdijesimit të konsumatorit në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në cilësinë e tregu të Kosovës.

“Me këtë konsumatori njoftohet çka është mirë dhe çka jo. Në vitin 2018 kemi realizuar 10 mijë fleta për informim 1000 ne gjuhen kroate dhe serbe. Është realizuar gjendja aktuale ku kemi bo edhe një anketë 1000 të anketuar rezultati në plane strategjike në vijim për mbrojtje të konsumatorit. Cilësia e prodhimit parashihet të jetë  shumë e rëndësishme. Konsumatorët meritojnë Te kenë informacion te plot te real. Në  2018 kemi trajtuar mbi 16 thirrje 360 ankesa nga konsumatori ku kishin të bëjnë md 40% me shume se vitin e kaluar vetëdija e konsumatorit është gjithherë ne ngritje”, shtoi Shala, raporton EO.

Ndërsa, Sherif Zejnullahu, kryesues për mbrojtjen e konsumatorit tha se si këshill kanë shënuar progres.

“Aktivitet tona nga 15 mars 2018 me përgjatë 8 muajve kemi pasur disa  takime. Me 14 qershor është  aprovuar  ligji për konsumatorit. Nga 17 korrik për dy jave kemi shpërnda për diasporën  7500 fletëpalosje me i njoftuar çfarë te drejta kanë ne Kosovë”, tha Zejnullahu.

Informimi i drejtë për origjinën e produkteve sipas kryetarit i Klubit të Prodhuesve Vendor, Astrit Panxha është parësorë për konsumatorët.

Sipas tij, mosinformimi i origjinës se produktit është duke shkaktuar shumë probleme.

“Mosinformimi i origjinës se produktit është duke shkaktuar shumë probleme dhe për këtë arsye jemi të kyçur ne miratimin e draft-ligjit”, tha Panxha.“Përheq mbrojtës shpesh kemi thënë që për taksen 100 para se te hyn kjo në fuqi ne kemi mbrojt vendin e punës me blerjen e produkteve serbe e në fakt ka dëmtuar prodhimet vendore. Në vitin 2019 pikë kryesore do të jetë  shenjëzimi i produkteve nga vinë dhe rritja e kapaciteteve të numrit të inspektorëve”, shtoi Panxha.

Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës, tha se në vitin 164 janë adresuar 164 kërkesa nga inspektorati i AUV.

“Në vitin 2018 janë adresuar 164 kërkesa nga inspektorati ynë. Agjencia e ushqimit është përfaqësuar me një zyrtar përkatës. Ankesat nga konsumatorët agjencia gjithmonë i adreson në zbatim të kë tij ligji”, tha Gjinovci.

Lulzim Syla, kryeinspektor në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tha se gjatë këtij vitit Inspektorati ka marrë disa masa. Sipas tij, të gjitha veprimet e inspektorëve kanë të bëjnë me ruajtjen dhe sigurinë e konsumatorëve në Kosovë.

“Lodrat janë asgjësuar pasi gjate testimit kanë rezultuar se këto lodrat janë të dëmshme. Mbi 20 importe janë kthyer në vendin e origjinës. Ne kemi pasur  150 ankesa të konsumatore ku me këtë besojmë së është rritur besimi i konsumatorit. Kemi ndalur duhanin dhe mjetet piroteknike. Ne me Rafix Kosova ku do te vendosen produkte te pasigurta kur do te njoftohen konsumatorët”, tha Syla.

Vitomir Fister foli për projektin Lëvizja e Lirë e mallrave. Sipas tij,   ligji për mbrojtjen e konsumatorit është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.

“Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë me përkrahjen e juaj. Do të vazhdojmë me përkrahjen  e inspektoratin e Tregut. Qe Kosova te arrij një shkallë te lart ne mbrojtjen e konsumatorit .gjithashtu do të vazhdojmë me përkrahjen në organizatat e mëdha”, tha Fister.