Asgjësohen 713 bimë narkotike në Vlorë

Në kuadër të masave për parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës sot ka gjetur dhe asgjësuar 713 bimë të llojit kanabis sativa në territorin e Qarkut Vlorë.

Lajme

16/08/2017 15:36

Gjatë kontrolleve që policia ka ushtruar në vendin e quajtur ”Gropa e Sterës”, në Llogara kanë konstatuar të kultivuara në 170 gropa rreth 500 bimë narkotike kanabis.

Po ashtu, në fshatin Risili policia ka gjetur dhe asgjësuar rreth 213 bimë narkotike kanabis.

Policia po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.