Asgjësohen 325 kilogramë artikuj ushqimorë me afat të skaduar në Drenas

Komuna e Drenasit ka njoftuar se që nga fillimi i vitit e deri më sot, kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimorë me afat të skaduar.

Lajme

17/03/2017 16:35

Gjatë këyre ditëve, shuma e artikujve të asgjësuar është 323.25 kilogramë, kurse ndaj subjekteve që nuk kontrollojnë afatizimin e artikujve janë marrë masa ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar, transmeton lajmi.net.

“Njoftohen qytetarët e Komunes së Drenasit, se Drejtoria për Inspeksion, konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit, në Drenas që nga fillimi i këtij viti e deri më sot, kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimorë me afat të skaduar. Pas konfiskimit është bërë asgjësimi i tyre në bashkëpunim me Kompaninë “Pastrimi” në Drenas. Ndërkaq gjatë këtyre ditëve shuma e artikujve të asgjësuar është në sasi prej 323.25 kilogram. Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontrollë kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë janë marrë masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosoves në fuqi, me nr. 2003/22”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Komuna e Drenasit. /Lajmi.net/