Asgjë e pazakonshme

Lionel Messi ka kaluar një periudhë të vështirë këtë edicion për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme, përfshirë këtë të fundit që do ta mbajë jashtë fushës për rreth dy muaj. Mirëpo, sulmuesi i Barcelonës ka theksuar se nuk ka asgjë të pazakonshme rreth tij, që mund të konsiderohet si arsye e problemeve fizike këtë edicion.…

Sport

17/11/2013 19:35

Lionel Messi ka kaluar një periudhë të vështirë këtë edicion për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme, përfshirë këtë të fundit që do ta mbajë jashtë fushës për rreth dy muaj.

Mirëpo, sulmuesi i Barcelonës ka theksuar se nuk ka asgjë të pazakonshme rreth tij, që mund të konsiderohet si arsye e problemeve fizike këtë edicion.

“Jam i mërzitur sepse nuk e kam pritur. Është po ashtu e rëndë për tu përballur për faktin se ndodhi menjëherë pas lëndimit paraprak. Por, seriozisht nuk jam i brengosur. Ky lëndim thjesht ndodhi. Nuk ka asgjë të pazakonshme rreth tij që duhet hetuar”, deklaroi Messi për të përditshmen sportive katalane Mundo Deportivo.

“Ky lëndim ndodhi sepse është dashur të ndodhë. Nuk jam i vetmi futbollist i cili zhvillon një numër të madh ndeshjesh gjatë një sezoni. Të gjithë në La Ligë e bënë të njëjtën gjë. I përcjelli planet që i kemi caktuar në fillim të sezonit”, u shpreh ai.