Asfaltohet rruga për në Kepin e Rodonit

Në Shqipëri, shumë prej bukurive të rralla natyrore, nuk frekuentohen për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe jashtë cdo parametri sigurie. Por tashmë për të shkuar në Kepin e Rodonit, i cili ofron një plazh të mrekullueshëm, nuk do të mendoheni dy herë. Punimet që shpesh bëheshin shkak për trafik të rënduar, kanë përfunduar.

Lajme

06/08/2018 11:58

Fondi Shqiptar i Zhvillimi njofton se kanë përfunduar punimet në rrugën “Lalëz-Bizë-Draç”, 6.8 kilometra, një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Rruga është pjesë e aksit rrugor rajonal që lidh zonën turistike të Kepit të Rodonit me pjesën tjetër të Njësisë Administrative Ishëm, pjesë e Bashkisë Durrës.

“Janë rreth 5,000 banorë të kësaj Njësie Administrative, që përfitojnë drejtpërdrejt nga rikonstruksioni i këtij segmenti. Rruga e re do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe gjallërimin e ekonomisë lokale” – njofton FSHZH.