Asensio tentoi golin e vitit, tifozët tallen: Nuk je Firmino!

Talenti i Real Madridit, Marko Asensio, tentoi ndaj Roma-s të shënonte një gol të pabesueshëm që do të bëhej direkt kandidat për golin e vitit.

Sport

20/09/2018 18:54

Kur rezultati ishte 2-0 dhe Reali po dominonte totalisht, Asensio kreu një gjest teknik fantastik në zonën kundërshtare, duke provuar më pas të shënonte pa parë fare nga porta, raporton Telesport.

Gjithçka perfekte, por problemi është se portieri i Romës arriti të shmangte golin, duke bërë që Asensio të dilte blof, ndërkohë që trajneri Julen Lopetegui u tërbua në stol, duke u kthyer me shpinë nga fusha dhe duke tundur kokën i zhgënjyer.

https://twitter.com/finalthrd/status/1042516909512695808?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1042516909512695808&ref_url=http%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fasensio-tentoi-golin-e-vitit-tifozet-tallen-nuk-je-firmino%2F

Ndërkaq, në ueb gjesti i Asensio-s u bë një nga temat e mbrëmjes dhe nisi debati nëse tentativa e tij për të shënuar në atë mënyrë ishte gjenialitet, apo një kopje e shëmtuar e Bobi Firmino-s, sepse sulmuesi i Liverpool ka shënuar tre gola të tillë sezonin e shkuar.

“Më vjen keq Asensio, por këto gjëra i bën vetëm një futbollist dhe ai është Firmino”, komentonte një nga tifozët e shumtë të Liverpool që vunë në lojë Asensio-n në Twitter.

“I dashur Asensio, provo sërish. Ose shko e merr mësime nga Firmino”, shkruante dikush tjetër. Natyrisht, tifozët e Real Madridit nuk e mendonin njësoj dhe elozhet për Asensio-n kanë qenë gjithashtu të panumërta, edhe pse nuk shënoi dot.