Asensio te klubi i ri për 135 milionë euro

"Blues" janë të gatshëm të paguajnë 135 milionë euro për transferimin e Asensios.

Sport

08/02/2018 10:15

Marco Asensio ka ofertë të re për largim nga  Real Madrid.

“Don Balon” raporton se mesfushori spanjoll vazhdon të kërkohet nga Chelsea.

“Blues” janë të gatshëm të paguajnë 135 milionë euro për transferimin e Asensios përcjell “lajmi.net”.

Në rast të largimit të Asensios, Real Madrid mund të ringjallë interesimin për blerjen e mesfushorit Eden Hazard, pikërisht nga Chelsea. /Lajmi.net/