Asensio te klubi i ri për 135 milionë euro

"Blues" janë të gatshëm të paguajnë 135 milionë euro për shërbimet e yllit nga Santiago Bernabeu.

Sport

14/03/2018 11:04

Chelsea ka bërë gati ofertë për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Marco Asensio.

“The Sun” ka njoftuar se “Blues” janë të gatshëm të paguajnë 135 milionë euro për shërbimet e yllit nga Santiago Bernabeu.

Asensio konsiderohet si pasardhës i Eden Hazardit te Chelsea, përcjell “lajmi.net”.

Hazard spekulohet se mund të largohet nga Chelsea duke u transferuar pikërisht në Real Madrid. /Lajmi.net/