Asensio ka një kërkesë për Real Madridin

Marco Asensio ka një kërkesë për skuadrën e Real Madridit.

Sport

19/01/2018 12:23

Marco Asensio ka dhënë një konferencë për shtyp pas golit të mbrëmshëm ndaj Leganes, gol që i solli fitoren ekipit Madrilen në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey.

Asensio shënoi një gol të bukur në minutën e fundit të ndeshjes dhe u shpreh mjaft i lumtur për golin dhe lojën që zhvilloi ekipi në ndeshjen e mbrëmshme.

”Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, dëshironim fitoren këtu dhe e morëm atë. E dimë se Leganes është një ekip i shkëlqyer që punon shumë mirë, vecanarisht në pjesën defanzive dhe është normale që na vështirësuan gjërat. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e së dielës ndaj Deportivos.”

”E dimë se cfarë është futbolli dhe si po kalojmë. Nga sot ne duhet të ndryshojmë dinamikën, të vazhdojmë me punën dhe të përmirësojmë secilin prej nesh për ta ndihmuar ekipin. Me arritjen e synimeve, do të fitojmë më shumë besim.”

”Duhet të fitojmë disa ndeshje radhazi në mënyrë që çdo gjë të rrjedhë dhe të përballet si një finale, ishte fitorja e parë dhe tani çdo ndeshje do të jetë e rëndësishme për ne.”