Asensio e paralajmëron Real Madridin

Marco Asensio e ka befasuar Real Madridin me deklaratën e fundit.

Sport

15/11/2018 18:56

Marco Asensio ka thënë se ai ka nevojë të ndihet më shumë i rëndësishëm te Real Madrid.

“Unë mezi po pres të kontribuoj më shumë për klubin, të ndihem më i rëndësishëm dhe duhet të kem edhe më shumë vetëbesim dhe të marrë më shumë përgjegjësi”, tha Asensio, përcjell “lajmi.net”.

“Kur erdhi trajneri i ri unë fillova të luaj, por tani jam duke pasur më pak mundësi. Do të vijmë në përfundime në fund të sezonit. Kur gjërat janë duke shkuar mirë, ata thonë se je më i miri, por sapo fillojnë të shkojnë më keq, papritmas je më i keqi.

“Disa nga kritikat janë të drejta, por ne e dimë si funksionon gazetaria këtu. Unë nuk dua t’i përgënjeshtroj të gjitha kritikat, por disa nga to bëhen me qëllim për të shkaktuar dëm. Unë nuk do t’u kushtoj shumë vëmendje atyre, kam gjëra të tjera dhe kritikat e tilla nuk ndikojnë te unë”, ka thënë më tej spanjolli. /Lajmi.net/