Asensio: Dua të bëhem më i rëndësishëm në Real Madrid

Marco Asensio ka folur rreth pozicionit të tij te Real Madrid.

Sport

23/08/2018 19:31

Në vitet e fundit, nën drejtimin e Zidane, rëndësia e Asensios në skuadër ishte në rritje. Ardhja e Lopeteguit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh. Asensio ishte startues edhe në formacionin e spanjollit.

Me ikjen e Ronaldos, duket se po zhvillohet luftë e madhe për të marrur primatin në skuadër. Emra si Bale, Asensio e Benzema janë emrat më të “mëdhenj” në sulmin madrilen.

Së fundmi për “GQ” Asensio është shprehur: “Qëllimi kryesorë është të triumfoj me Real Madridin, pastaj kurrë nuk i dihet të ardhmës. Kam pasur mundësinë të luaj në ndeshje të rëndësishme si me klubin ashtu edhe me ekipin kombëtar.

“Mund të luaj në secilën pozitë, por nuk më pëlqen kur luaj në një pozitë të caktuar. Dua të luaj i lirë.”

Asensio është një nga lojtarët më të pëlqyer nga tifozët madrilen dhe shumica e tifozëve e krahasojnë “të majtën” e Asensios me atë të Leo Messi. /Lajmi.net/