Asamoah ‘tradhton’ Juventusin, i thotë “PO” rivalit nga Serie A
"Tuttosport" shkruan se skuadra e tij e re do të jetë prapë nga Serie A.
Sport
Kwadwo Asamoah është i gatshëm të largohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mbrojtësi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Torino dhe dëshiron të ndahet me “Bianconerët”, si futbollist i lirë.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” shkruan se skuadra e tij e re do të jetë prapë nga Serie A, përcjell “lajmi.net”.
Asamoah është pranë marrëveshjes me rivalin Inter, që i ka ofruar kontratë deri në vitin 2021. /Lajmi.net/