Asamoah shpjegon arsyen e largimit nga Juventus

Kwadwo Asamoah ka arritur marrëveshje për transferim te rivali Inter, si futbollist i lirë.

Sport

18/05/2018 09:20

Kwadwo Asamoah ka vendosur të largohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mbrojtësi ganez ka arritur marrëveshje për transferim te rivali Inter, si futbollist i lirë.

“Edhe pse Juventus më ka ofruar kontratë të re, me gjithë respektin për klubin kam dashur të filloj një aventurë të re”, u shpreh Asamoah, përcjell “lajmi.net”.

“Do të jetë shumë e vështirë të luajë kundër Juventusit në të ardhmen por e kam marrë këtë vendim duke konsideruar edhe interesin e familjes time. Shpresoj dhe uroj që tifozët mund ta kuptojnë dhe pranojnë këtë vendim”, theksoi ai. /Lajmi.net/