Asamblistja e LDK-së në Prishtinë kalon në AAK

Kryeministri i Kosovës ka shfrytëzuar ambientet e Qeverisë për të dhënë lajmin se subjektit të cilin e drejton ai, AAK, i është bashkuar një asambliste e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së.

Lajme

11/11/2018 15:27

Asamblistja e cila sot e ka zyrtarizuar kalimin në AAK është Fiknete Bejta.

“Kënaqësi ta pranojmë sot, në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës aktivistën dhe asambleistën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Si një ekonomiste e shquar dhe aktive, Fiknetja ka treguar përkushtim dhe profesionalizëm në angazhimin e saj dhe bashkë presim që të avancojmë rolin e Aleancës në Asamblenë e Kryeqytetit, për t’i çuar përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. Mirë se erdhe Fiknete!”, ka shkruar Haradinaj.