Asamblisti i Vetëvendosjes tregon se si Shpend Ahmeti  e përdori konkursin për çerdhe që të fitojë vota

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës, Eman Rrahmani dyshon se kryetari, Shpend Ahmeti e përdori hapjen e dy konkurseve për të fituar vota në kohën e balotazhit kur po konkurronte për kryetar të Prishtinës.

Lajme

12/07/2018 16:21

Sipas Rrahmanit, Ahmeti i la pezull aplikuesit që konkurruan për një vend punë në çerdhen Kodra e Trimave dhe në Tophane në kohën e zgjedhjeve, dhe më pas ata nuk u ftuan asnjëherë në intervistë.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Rrahmanit:

Në foto keni një mesazh nga Komuna e Prishtinës dhe foton tjetër çerdhja në Kodrën e Trimave.

Ky mesazh iu është dërguar të gjithë aplikantëve për çerdhen në Kodrën e Trimave dhe në çerdhen në Tophane me datë 22.11.2017. Disa dit para balotazhit qindra aplikant ftohen për intervistë për punësim, kurse në momentin që Shpend Ahmeti fiton për të parin e Prishtinës ora me 22.11.2017, u dërgohet ky mesazh siç e shihni në foto. Kanë kaluar me shume se tetë muaj dhe nuk janë kontaktuar asnjë nga aplikuesit për këtë konkurs e as nuk është njoftuar për anulim të konkursit.

Ky konkurs pra qenka shfrytëzuar vetëm për fushat dhe për tu mashtruar qytetarët, shpresoj të jap dikush llogari për këtë mashtrim dhe shfrytëzim të qytetarëve që u ka bërë Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/