Asamblisti i Drenasit, Mulaj: Milaim Zeka është rrenc, këtë e di krejt komuna e Drenasit

Qëndrim Mulaj, një nga asamblistët më të votuar në asamblenë e Drenasit, ka reaguar ndaj Milaim Zekës, pas intervistës së mbrëmshme.

Lajme

16/05/2018 13:34


Z. Mulaj, në një postim, ka thënë se rasti i shënimit të Përvjetorit të Betejës së Llapushnikut, përshkrimi që ka bërë mbrëmë, Milaim Zeka ka gënjyer.

Ja postimi i tij në rrjetin social:

Milaim Zeka është rrenc, këtë e di krejt komuna e Drenasit

Një nga rrenat e tij, mbrëmë në intervistë, ishte përmendja e Shënimit të 20 vjetorit të Betejës së Llapushnikut.
Duke qenë se Beteja e Llapushnikut, tuboi familjar të dëshmorëve, njerëz me reputacion në Drenas dhe më gjerë, ku ishte e pranishme edhe udhëheqja komunale, veteranët e Betejës së Llapushnikut dhe invalidët, Kryetari Lladrovci dhe Zv. Kryeministri Fatmir Limaj, në radhën e parë, nuk u gjet vendin për Milaimin.
Nga ky turpërim që iu bë se nuk iu gjet vend në rend të parë, u largua ndër hije, ashtu siç tha mbrëmë. Jo që nuk është deputet, ai është, por se kontributi i tij në Betejën e Llapushnikut është zero, andaj s’kishte vend për të.

Mbrëmë, ai deklaroi paturpësinë më të madhe se nuk ka dashur të ulet në rend të parë me Kryetarin Lladrovci!!!

Se rren, këtë kush nuk e vë në dilemë, sepse, pas tubimit, po i njëjti Milaim, ka pirë kafe me Lladrovcin dhe Fatmir Limajn, tash në tavolinë me vetëm një karrige ndërmjet.
Milaim, je rrenc, se nëse s’deshe të ulesh për Betejën e Llapushnikut në rend të parë me Lladrovcin, pse pi kafe me të duke u servilosur!