Asambleja e Prishtinës me deklaratë të përbashkët kërkon lirimin e Ramush Haradinajt

Vendimin për ndalimin e ish Komandantit të Zonës së Dukagjinit nga autoritet franceze, Asambleja e Komunës së Prishtinës e ka parë si të padrejtë dhe të pajustifikueshëm.

Lajme

07/02/2017 14:39

Në një mbledhje jashtëzakonshme, Asambleja e Prishtinës e ka miratuar një deklaratë katër pikëshe për të shprehur kundërshtimin e mbajtjes së Hardinajt ne Francë në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga shteti i Serbisë.

Kryesuesi i Asamblesë, Halim Halimi tha se deklarata është harmonizuar nga të gjitha subjektet politike në Asamble dhe se shprehë vullnetin e të gjithëve, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, iniciativa për mbajtjen e mbledhjes është marrë nga shefi i grupit të Asamblistëve të AAK-së, Ibrahim Mehmetaj, i cili edhe  ka lexuar deklaratën.

Kjo është deklarata:

Ne Asambleistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, përfaqësues të qytetarëve te Prishtinës, pavarësishtë përkatësisë dhe orientimeve politike, përmes kësaj deklarate shprehim shqetësimin dhe kundërshtimin tonë lidhur me ndalimin dhe mbajtjen e pa drejtë të Z. Ramush Haradinaj nga institucionet e Drejtësisë në Francë, me fletëarrest të lëshuar nga Sërbia.

Vendimin për ndalimin e tij nga Shteti mik Franca, e konsiderojmë si të padrejtë dhe të pajustifikueshëm, ish-Komnadanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj e ka dëshmuar me shkuarjen vullnetare në Tribunalin e Hagës, i cili Tribunal në të dy shkallët e vendosjes e ka konfirmuar pafajësinë e tij dhe e shpalli atë të pafajshën në të gjitha aktakuzat dhe duke e lene të lirë.

Ne besojme fuqishëm se Lufta e UçK-së dhe z. Ramush Haradinaj ka qenë mbrojtëse dhe e pastër, pavarësishtë tendencave të Sërbisë për ta kriminalizuar atë. Ne e çmojmë lartë kontributin e z. Ramush Haradinaj dhe familjes Haradinaj në luftën për çlirimin dhe të Pavarësisë e Shtetëndërtimit të Kosovës dhe kërkojmë nga drejtësia e Francës që ta liroj sa më parë.

Gjithashtu kërkojmë edhe nga institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare që të punojnë seriozishtë duke shfuqizuar të gjithë fletëarrestet e ngritura nga Sërbia dhe në ndërprejrjen e praktikave të ndejkjes së ish-Komandantëve dhe Luftëtarëve të Lirisë në emër të aktakuzave fallse të ngritura nga një shtet i cili edhe sot e kësaj dite nuk u pendua për gjenocidin e bërë ndaj Popullit Shqiptarë.