Asambleistja e LDK-së vendos nëse do të kalojë në AKR

Asambleistja e LDK-së Fitnete Bejta ka mohuar zërat se do të aderojë në partinë e Behgjet Pacollit.

Lajme

23/10/2018 14:40

Bejta ka thënë se nuk ka arritur asnjë marrëveshje me këtë parti.

Në një përgjigje për lajmi.net vet Bejta ka pranuar se ka pasur një ofertë nga partia e AKR-së, për të cilën ka thënë se nuk e ka pranuar.

“Nuk kam arritur asnjë marrëveshje me AKR-në dhe as nuk e kam ndërmend të pranoj një ofertë të till. Ka pasur oferta por që unë në asnjë moment nuk i kam trajtuar sepse nuk i kam pa serioze. Unë jam asambleiste e LDK-së dhe vazhdojë të qëndrojë në këtë parti”, ka thënë Bejta.

Lajmi.net gjatë ditës ka kontaktuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të AKR-së i cili ka konfirmuar për aderimet e reja që do të ndodhin në këtë parti, por që ende nuk është asgjë zyrtare. /Lajmi.net/