Asambleisti i VV-së thërret për rezistencë, kërkon të mos vendoset flamuri i Kosovës

Egzon Azemi, asamblist i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës ka dalur kundër vendosjes së flamurit shtetëror te “Rrethi” në Prishtinë.

Lajme

12/02/2018 17:04

Në një status në facebook ai madje ka paralajmëruar edhe tensione.

Kjo duke bërë thirrje te qytetarët që nesër të mblidhen që nga mëngjesi në afërsi të “Rrethit”, në mënyrë që ta ndalojnë vendosjen e flamurit të Kosovës, raporton lajmi.net.

“Qeveria as nuk ka kërkuar leje nga Komuna e Prishtinës për vendosjen e flamurit të Ahtisaarit në atë lokacion dhe ky provokim i paarsyeshëm duhët të marrë fund. Ka mjaftë rrethe e vende tjera ku mund të vendosni flamuj, por jo në të vetmin vend ku e kemi flamurin kombëtar.Propozojë dhe ju ftojë që nesër nga ora 08:00 në mëngjes e deri vonë të mblidhemi tek rrethi i flamurit, jo për ta ruajtuar atë por për ta nderuar atë”, ka shkruar Azemi.

Neglizhenca dhe ftesat e tilla të Vetëvendosjes për protesta janë të vazhdueshme.

Lexo postimin e plotë:

Rrethi i Flamurit nijhet nga të gjithë si lokacioni në hyrje të Prishtinës, ku qendron i vendosur flamuri kombëtar.

Disa arrogant anti-kombëtarë që duan të nxisin urrejtje paralajmëruan që ta heqin flamurin kombëtar për ta vendosur flamurin e Ahtisaarit.

Ai flamur jo që s’do të hiqet, por aty do të ndalohet vendosja e çfarëdo flamuri tjetër.

Flamuri ynë nuk është leckë që për teke të dikujt të luhet me të, flamuri ynë është mbrojtur edhe kur është dashur të mbash burg për të, madje ka edhe raste që vdiqën për të, vetëm se e vendosën atë si p.sh Shaban Shala, Fazli Grajqevci por edhe shumë të tjerë.

Qeveria as nuk ka kërkuar leje nga Komuna e Prishtinës për vendosjen e flamurit të Ahtisaarit në atë lokacion dhe ky provokim i paarsyeshëm duhët të marrë fund. Ka mjaftë rrethe e vende tjera ku mund të vendosni flamuj, por jo në të vetmin vend ku e kemi flamurin kombëtar.

Propozojë dhe ju ftojë që nesër nga ora 08:00 në mëngjes e deri vonë të mblidhemi tek rrethi i flamurit, jo për ta ruajtuar atë por për ta nderuar atë.