Asambleisti i Vetëvendosjes: Shpend Ahmeti nuk më la të hyj në kabinet, ani pse desha ta takoj nënkryetarin

Po shpërfaqen pakënaqësi e përçarje edhe më të mëdha në mes të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme

26/06/2018 12:37

Asambleisti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Eman Rrahmani ka thënë se kryetari Shpend Ahmeti ia ndalojë hyrjen në korridorin ku gjendet zyra e tij. Ai ka thënë se kishte ndërmend të takohej me nënkryetarin, Selim Pacolli, e jo më kryetarin, transmeton lajmi.net.

“Sot Shpend Ahmeti vendosi të me ndaloj hyrjen në Kabineti e tij, duke vendosur sigurimin para hyrjes. Qëllimi ishte të takoj nënkryetarin Selim Pacollin e jo Kryetarin. Përveç që është qesharak ky veprim i tij është edhe i turpshëm në çfarë gjendje ka ardhë”, ka shkruar Rrahmani në rrjetin social facebook. /Lajmi.net/