Asambleisti i PSD-së: Shpend Ahmeti nuk mund të duronte sharjet nga Vetëvendosje

Asambleisti i Partisë Socialdemokrate në Komunën e Prishtinës, Nol Nushi, ka thënë se nuk ka asnjë kërcënim të dikujt nga ku subjekt politik ndaj asambleistëve të Vetëvendosjes.

Lajme

09/08/2018 19:00

Duke folur për gjuhën e kryetarit Shpend Ahmeti në mbledhjen e asamblesë ndaj asamblistit të VV-së Egzon Azemi, Nushi ka thënë: “Këta akuzojnë pse Ahmeti s’po vjen në seanca, kur erdhi ai, këta e lëshuan sallën. Ahmeti ishte aty që të përgjigjet në pyetje dhe jo të duronte fyerje e sharje që dëgjohen nga ana e VV”, ka thënë Nushi, njofton Klan Kosova.

“Një gjuhë e tillë ka ardhur vetëm nga njëri drejtim. Qytetarëve nuk ju interesojnë sharjet e fyerjet nga eksponentët politikë, por një jetë më e mirë. Sharjet e tilla mund t’i prodhojë vetë një kokë monstruoze”.

Sa i përket shkarkimit të Egzon Azemit nga Ndërmarrja Publike Banesore, Nushi ka thënë se ky shkarkim është bërë me shumicë votash dhe se nuk është politik.

“Po akuzohemi për kapje përderisa kryeshefi ekzekutiv i asaj ndërmarrjeje është anëtarë i VV edhe ata që ia vazhdojnë mandatin janë anëtarë të VV. Prej pozicionit të kapësit, po thonë që jemi kapësi”.